Një person është arrestuar dje në Prishtinë, ka bërë të ditur policia.
I njëjti dyshohet se edhe pasi që ka rezultuar pozitiv me COVID 19, ka dalë nga shtëpia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij, derisa, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin covid 19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.