Një grua nga Prishtina ka raportuar se është shantazhuar nga i dashuri i saj, me të cilin ishte që tri vite në lidhje dhe kishte mbetur shtatzanë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ajo e ka abortuar fëmijën nën presionin dhe shantazhin e të dashurit të tij.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se që tri vite është në lidhje dashurie me të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishte mbetur shtatzënë. E njëjta nën presionin dhe shantazhin e tij kishte abortuar fëmijën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./FrontOnline/