Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht.
Ngjarja ka ndodhur dje, bën të ditur policia.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.