Një femër në Prishtinë ka raportuar në Polici se në veturën e saj i kanë vjedhur kuletën me para dhe dokumente personale.
Policia, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 17.11.2022 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga vetura e saj i kanë vjedhur kuletën me para dhe dokumente personale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online