Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë.
Një grua ka raportuar se persona të panjohur ia kanë demoluar banesën dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri.
Rasti është nën hetime.
“VJEDHJE E RËNDË/Prishtinë 08.01.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur kanë demoluar banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.