Skuadra e Prishtinës është duke vazhduar me përgatitje intensive para debutimit në Ligën e Kampionëve.
Tashmë, drejtuesit e klubit prishtinas janë karantinuar veçmas, madje edhe nga kryesia, raporton FrontOnline.
Skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani do ta mbajë sot stërvitjen e dytë në Tiranë, në fushën ndihmëse “Skënder Halili”.
https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/281770056922334?__cft__[0]=AZUWUaICrv-SlcjBIZ2uxoe3W4Zpn2IBvwNJKpvSJPHJqcAlmTnKjR_ZM-en-OEQMIOEYUCEtK7ODqGZa0PYEQKFoSXO2n0KEPz7PEAeiW7R2XR2uReBMM44ZlLfg6HIZsj6GucQFB0iT3jVBgxgEpPf&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Prishtinës:
“➡ Skuadra nesër ka testimin oficial para ndeshjes
➡ Skuadra është e karantinuar veçmas nga çdo kontakt i jashtëm qoftë edhe nga pjesa tjetër zyrtare e klubit e cila do të akomodohet gjetiu dhe që gjithashtu do të testohet për të parë ndeshjen nga tribunat
➡ Gazetarët e akredituar nga Kosova mund të testohen në EuroLab në terminalin e vjetër të aeroportit në Sllatinë për të cilët testimi do të jetë falas nga klubi, vetëm në laboratorin e specializuar, EuroLab
➡ Skuadra sot mban seancën e dytë stërvitore në fushën ndihmëse “Skënder Halili“./FrontOnline/