Skuadra e Prishtinës po vazhdon me përgatitje intensive para finales së rundit paraeliminator në Ligën e Kampionëve.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit pas fitores ndaj Folgores, do të përballen me Inter d’Escaldesin në finale, shkruan FrontOnline.
Para ndeshjes së nesërme, Prishtina është testuar për COVID-19.
Ndërkaq, sot, nga ora 18:30, do të mbahet stërvitja para ndeshjes në “Elbasan Arena”.
https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/285458916553448?__cft__[0]=AZVh8OvFB-5ecKzgKgpwsCp8uPcnfCUEC_PiBHDsEv-U8gF3WaI365CBaZNgeTEIohRQvFOy40b-WrFmX9QK80XH-c12kLVg_hXJJzni5NotizFgZN0Mg3qBcXyBdZklW1acKNroy_HqIx4RTZMTgh3R&__tn__=%2CO*F
Lajm i mirë për Prishtinën është rikthimi i Leotrim Bekteshit nga pezullimi, ndërkaq Leonit Abazi vazhdon të mungojë.
Ndryshe, në rast të fitores, Prishtina kualifikohet në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Në këtë rund, Prishtina do të përballej me gjigantin hungarez, Ferencvaros./FrontOnline/