Kryeqyteti i Kosovës po radhitet e treta në botë për kah ndotja e ajrit, duke ndjekur pas Delhin e Indisë e Lahoren e Pakistanin.
Kështu po bën të ditur IQair, kompani teknologjike e zvicrës në matjen e cilësisë së ajrit.
Ajri në Prishtinë po kategorizohet në bazë të ndotshmërisë si “i pa shëndetshëm”, i cili në rast inhalimi cenon grupet e ndijshme (personat me probleme kronike në mushkëri, foshnjat, gratë shtatzëna e të moshuarit).