Kampioni i ri i Kosovës, Prishtina në edicionin 2020/21, duke e pasur edhe një ndeshje për ta zhvilluar me Ballkanin, në tre gara zyrtare ka zhvilluar 41 ndeshje (35 kampionat, pesë kupë dhe një Superkupë) duke realizuar 77 gola (63 kampionat, 11 kupë dhe 3 Superkupë).
E dhëna interesante e 77 golave të shënuara është se të gjithë futbollistët janë regjistruar në listën e realizuesve, njofton faqja zyrtare e klubit, përcjell FrontOnline.
Të gjithë futbollistët me mbi 2 dy ndeshje të zhvilluara kanw realizuar duke e përfshirë edhe të riun Dhurim Zhuri, i cili ka shënuar megjithëse me vetëm një ndeshje të luajtur.
Top-golashënues është Otto John me dhjetë gola, ndërsa pas tij vjen Leotrim Kryeziu me nëntë gola.
Mirë qëndrojnë edhe Besnik Krasniqi (nëntë) dhe Endrit Krasniqi (shtatë).
I pesti në listë është Leonit Abazi që ka gjetur rrjetën gjashtë herë./FrontOnline/