Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, njofton se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur tetë persona.
Janë konfirmuar 334 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa janë shëruar 81 pacientë.
Si rëndom, për nga numri i rasteve me koronavirus prinë Prishtina me 157 raste.
Pas kryeqytetit radhitet Gjilani me 37 raste e Peja me 26.
Komunat prej nga vijnë rastet e reja:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.