Komuna e Prishtinës ka hapur një tender për rregullimin e varrezave dhe hapësirave rreth tyre.
Për këtë komuna ka planifikuar të shpenzoj 250 mijë euro.
Sipas njoftimit, afati i fundit për pranim të tenderëve është më 2 prill deri në ora 13:30.
Ndryshe vite më parë, Prishtina ka hasur në probleme me uzurpimin e pronave të varrezave për të investuar në varrezat e qytetit.
Komuna kishte paraparë edhe investimet kapitale në rregullimin e shtigjeve brenda varrezave, si dhe rrethimin e gjithë hapësirës.
E si do të investohet këtë vit në këto varreza mbetet të shihet.