×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina planifikon matjen e imunitetit të masës me 3 mijë teste serologjike

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar inspektim rigoroz nëpër kryeqytet.

    Me rritjen e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, e në veçanti në Prishtinë, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do të ketë inspektim më rigoroz.

    Përmes një konference për medie, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për momentin nuk do të ketë karandinë e as reduktim të orarit mirëpo, ka kërkuar nga të gjithë që të respektohen të gjitha vendimet.

    “Këto ditë kemi shtim të rasteve dhe ju kisha lut që të kemi më shumë bahskëpunim më të madh. Nëse kafiteritë duhet të mbyllen në 23:30, ato duhet të mbyllen, nëse nuk lejohen grumbullimet, nuk od të lejohen. Sikurse siç ishte te kafet e rakisë ku kafet ishin të mbyllura por mbi 300 njerëz ishin jahstë në rrugë. Do të bëhemi më inspektor si inspektorët”, u shpreh Ahmeti, raporton lajmi.net.

    Tutje i pari i Prishtinës ka kërkuar nga prindërit që të mos shqetësohen në rast se mbyllen shkollat, pasi që në çdo shkollë ku mbi 5 për qind e stafit janë të infektuar me koronavirus, ajo shkollë për një periudhë të caktuar kalon në planin C, pra në mësim online.

    “Mendoj që ne kemi bërë një kërkesë në MASH që të mos fillojë mësimi me kohë, por të shtyhet, por mund të them se kemi sistemin më të mirë të mësimit. Sepse në momentin që mbi 5 për qind e stafit është pozitivë ne kalojmë në planin C…. në këto kushte po mundet të mbijetojë dhe do të vazhdojë kështu arsimi. Dhe prindërit duhet të kuptojnë se në momentin që mbi 5 për qind e stafit del pozitivë ne do e mbyllim atë shkollë, deri sa të jemi të sigurt që kjo ka rënë nën 5 për qind”, theksoi Ahmeti.

    Shpend Ahmeti, po ashtu ka bërë të ditur se në muajin tetor në Prishtinë do të bëhen tre mijë teste serologjike dhe ky do të jetë një hulumtim për të matur imunitetin e masës.

    “Prishtina i ka marrë lejet edhe prej Odës së Mjekëve edhe prej të gjithëve për hulumtimin që do ta bëjmë dhe të cilin planifikojmë ta publikojmë edhe në revista ndërkombëtare. Në muajin nëntor ne do të testojmë tre mijë qytetarë të Prishtinës dhe do të bashkëpunojmë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Pra do të kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve. Në qoftë se ju vinë në shtëpi njerëz nga Komuna e Prishtinës, ta dini që po bëhet për hulumtim. Ideja është që për tre mijë qytetarë të testuar me teste serologjike, ta kuptojmë se cila është përqindja e qytetarëve të cilët e kanë pasur Covidin. Në këtë mënyrë e kuptojmë më mirë se sa kemi nderuar imunitet kolektiv dhe sa mund të ndikojë kjo në të ardhmen që ta ndalojë pak përhapjen e sëmundjes. Mendoj që kjo do t’i ndihmojë edhe Minsitrisë së Shëndetësisë dhe nuk mendoj se jemi larg edhe prej komunave tjera. Pra në qoftë se në Prishtinë e kemi një përqindje të caktuar të numrit të të infektuarve, atëherë ajo përqindje mund të vlej për krejt Kosovën”, theksoi Ahmeti.

    Krejt në fund, i pari i Prishtinës kërkoi nga qytetarët që të vendosin maskën dhe të respektojnë të gjitha vendimet pasi që përveç shtimit të rasteve të reja, tashmë edhe temperaturat dhe ajri i ndotur mund të ndikojë më shumë në shëndetin e gjithsecilit e në veçanti të personave me sëmundje respirative.

    “Po mundohemi të koordinohemi në çdo hap dhe është çdo ditë më ndryshe dhe na pret një kohë edhe më e vështirë, koha është më e ftohtë dhe ajri është më i ndotur dhe prandaj kjo është edhe më e vështirë edhe për të prekurit me sëmundje respirative dhe e vetmja që e parandalon çdo lloj virusi, është që të mbahet maska. Po e përsëris edhe një herë, mos ta detyrojmë ministrinë dhe mos na detyroni të kemi vendime shtesë”, tha Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.