Ndërmarrja “Prishtina Parking” nga nesër (e enjte) do të fillon me implementimin e pagesave për parkingjet publike, raporton Front Online.
Impelmentimi i pagesave do të nisë në këto rrugë: rr. “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci” e “Mark Sopi” në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Liridon Restelica.
Për të bërë pagesën e parkimit janë katër mënyra të pagesës, si më poshtë:
Ndryshe, parkingjet publike janë të ndara në tri zona dhe varësisht prej tyre do të bëhet edhe pagesa.
Zona 1 përfshin qendrën; Zona 2 përfshin lagjet “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Kodra e Diellit”; kurse në zonën 3 hyn periferia e qytetit./Front Online/