Kampioni i Kosovës, Prishtina po përgatitet maksimalisht për ndeshjet e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen në Shqipëri nga 22 deri më 25 qershor.
Bardhekaltrit, po përgatitet në qytetin e Gjakovës, derisa tashmë kanë aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore për t’i testuar futbollistët para ndeshjeve të “Champions”-it.
Prishtina të shtunën, më 12 qershor, në stadiumin e qytetit në Gjakovë do të përballet me Llapin, kurse më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e sfidon skuadrën e madhe nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijën e Tetovës.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Prishtinës, “Prishtinafc.com”.