×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina nis “Ligën e Shkollave” – futbolli si urë miqësie dhe edukimi për të rinjtë

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të nxënësve dhe mësimdhënësve, sot në kryeqytet ka nisur Liga e Shkollave, një projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili po implementohet nga organizata “Prishtina Tournament”.

    Ky projekt përfshin gjithsej 57 shkolla të Komunës së Prishtinës – 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme – duke e shndërruar këtë ligë në një ndër iniciativat më të mëdha sportive për të rinjtë në kryeqytet.

    Por Liga e Shkollave është më shumë se një garë sportive. Ajo synon të promovojë vlerat edukative të futbollit si bashkëpunimi, respekti, disiplina dhe gara e ndershme, duke u shndërruar në një platformë ku futbolli shërben si mjet për edukim dhe afrimitet ndërmjet brezave të rinj.

    Ndeshja hapëse u zhvillua ndërmjet SHFMU “Dardania” dhe SHFMU “Faik Konica”, duke shënuar fillimin simbolik të një gare që do të sjellë përballje të shumta ndërmjet shkollave gjatë javëve në vijim.

    Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe theksuan rëndësinë që projekte të tilla kanë për zhvillimin e sportit dhe edukimin qytetar të gjeneratave të reja.

    “Ky projekt nuk është vetëm një garë. Është një mundësi për të zbuluar talente të reja, për të ndërtuar miqësi ndërmjet nxënësve dhe për të forcuar lidhjen mes shkollës dhe sportit si komponentë kyçe në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme,” u tha ndër të tjera në fjalën hyrëse.

    Liga e Shkollave pritet të sjellë emocione, gola dhe më shumë se kaq — një shembull të mirë se si sporti, kur bashkohet me vizionin arsimor dhe qytetar, bëhet mjet ndryshimi dhe bashkimi për një të ardhme më të mirë.

    Nga Rubrika
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    Sport30 Maj 2025
    Ditët e para të Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit po shoqërohen me lëvdata dhe vlerësime të shumta, teksa ai e...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.