Gjersa vazhdon të ketë debat mes AUV-it dhe komunave, qentë vazhdojnë të “pushtojnë” kryeqytetin. Në shumë lagje të Prishtinës çdo ditë shihen llavë të qenve të cilët në disa raste kanë sulmuar qytetarët, dhe disa nga ta kanë përfunduar në spital.
Llavë e qenve të rrezikshëm mbrëmë janë parë në lagjen Tophane. Te rruga “Lidhja e Lezhës” duhet të parakalosh nën mëshirën e fatit që mos të sulmohesh nga dhjetëra qenë që tashmë janë banorë të çdoditshëm, shkruan Indeksonline.
Lagja “Kodra e Trimave”, e njohur dikur si Vranjefci shquhen për epitetin e të fortëve, por duket se janë dorëzuar përballë qenëve.
Banorët vazhdimisht ankohen se ndihen të rrezikuar në rrugët e tyre ngase qentë janë rritur me të madhe dhe po e shtojnë rrezikun tek të gjithë.
Mjafton për të parë këtë grumbuj qenshë tek rruga “Agim Osaj” në Vranjefc për të parë se sa ka pasiguri nga qentë endacakë.