×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina në karantinë? Flet nënkryetari Pacolli

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Qeveria e Kosovës të hënën ka propozuar që Komuna e Prishtinës, si qytet i listuar në zonën e kuqe, të mbyllet për një javë për shkak të numrit shumë të lartë tëtë infektuarve me Covid-19.

    Por, ky rekomandim nuk u prit aspak mirë nga ata që udhëheqin me këtë komunë.

    Nënkryetari i Prishtinës, SelimPacolli, tha për Front Online se janë kundër mbylljes sëkryeqytetit, pasi mund të shkaktohet rënie e madhe ekonomike.

    “Ne si Komunë e Prishtinës edhe dje e kemi shpreh qëndrimin tonë se jemi kundër mbylljes klasike të kryeqendrës pasi që dihet se pjesa dërrmuese çoftë e bizneseve apo jeta politike shoqërore, kulturore, arsimore zhvillohet nëPrishtinë dhe si pasojë e kësaj do të ishte një rënie shumë e rëndëndaj të gjithë qytetarëve të cilët operojnë në komunën tonë”, tha Pacolli për Front Online.

    Pacollli tha se janë duke insistuar që të mos vjen deri të mbyllja totale e kryeqytetit, por të gjinden alternative tjera.

    “Ne do të insistojmë që tëmos të vije deri të mbyllja totale mirëpo të gjejmëalternativa tjera çoftë me reduktim të orareve  apo me staf esencial apo forma tjera të vendoset maska, distanca”, tha Pacolli.

    NënkryetariPacollitha se Qeveria duhet që të ketë takime më të shpeshta me komunën nëmënyrë që vendimet të merren komfort jetës që zhvillohet në Prishtinë dhe jo të merren vendime nga zyrat pa konsultime.

    “Ne po trajtohemi si një komunë e vogël, ne nuk mund të trajtohem si Mamusha apo Parteshi i cili i ka 2000 mijë banorë, ndoshta poe marrë një krahasim banal, por mbi të gjitha po flasim për kryeqendrën këtu zhvillohet jeta social, biznesore, ekonomike, andaj duhet të kemi një  tretman ndryshe”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se në rast së bëhet mbyllja e Prishtinë do tëkenë problem për 30 mijë punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë gjatëpandemisë dhese  qytetarët e Prishtinës do ta kenë problem transportin publik.

    “Në këtë rast nëse flasim se duhet të mbyllet transporti publik atëherëçfarë do të bëhet me gjysmë milioni njerëz, nëse duhet të mbyllet jeta ekonomik çfarë duhet të bëjmë me ata punëtor, po flasim për humbjen e 30 mijë vende të punës vetëm në komunën e Prishtinës, ku janëata njerëzçfarë duhet të bëjmë”, tha Pacolli.

    Pacolli tha se si komunë kanë ndarë pesëmilionë euro për bizneset e vogla dhe se po pretendojnë që të ndaj edhe subvencione tjera për mediat dhe studentët.

    “Ne i kemi nda 5 milionë euro në subvencione tëbizneseve të vogla dhe këto nuk janë tëmjaftueshme dhe ne po pretendojmë që të ndaj edhe bursa dhe subvencione për media mirëpo edhe për studentë tëshohimçfarëdo mundësi që ne e kemi si komunë e Prishtinës”, tha tutje ai.

    E kundër mbylljes së kryeqytetit janë edhe banorët e Prishtinës.

    RaifNeziri, qytetar

    “Jo nuk duhet të mbyllet, ështëproblemi se njerëzit duhet me punuar,është skamje e madhe nuk mendoj se duhet me u futë Prishtina apo Kosova nëkarantinë, ne duhet të ruhet secili qytetar jemi tëvetëdijshëm se pandeminë e kemi prezentë”, tha ai.

    MustafHalili, qytetar

    “Ekspertet e dinë këtë punë,  unë nuk mund të them se a duhet të mbyllet apo jo, karantina me siguri e vështirëson lëvizjen, por nuk kemi  çfarë të  bëjmë”.

    Gani Ademi, qytetar

    “Vetëm Prishtina nuk duhet të futet nëkarantinë por duhet të ashpërsohen masat, lëvizja e njerëzve mos të kufizohet se nuk është tregu e suksesshme aq mëtepër në këtë gjendje duhet të ketë kujdes për izolim total pasi që po pasojnë sëmundje psikike traumat, depresione, nuk jam për me izoluPrishtinë” , tha ai.

    Qeveria në mbrëmje pritet të vendos për masat e reja të propozuara të martën.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.