Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur.
Se niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë është në vlera alarmante, u vërtetua edhe nga monitorimi i fundit i “Air visual”.
Në bazë të këtij indeksi, Kosova, gjegjësisht Prishtina, klasifikohet në kategorinë e parë të ndotjes së ajrit rreth orës 20:00 që ka kaluar normat e lejuara.
Bazuar në matjen e bërë në Prishtinë në orën 19:45 (ditën e shtunë), vlera e ndotjes ka arritur në 307 dhe konsiderohet shumë e pashëndetshme.
Sipas ranglistës botërore, Prishtina është ndër vendet e para në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.