Në kuadër të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.
Padyshim, kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Prishtina e pret Llapin, shkruan FrontOnline.
Në ndeshjen tjetër, Istogu e pret Dukagjinin në pasditën e sotme.
Sa i përket ndeshjes Prishtina – Llapi, të dyja skuadrat kanë shfaqur formë të mirë së fundmi.
Në pesë ndeshjet e fundit, Prishtina ka regjistruar tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Kurse, Llapi njësos – ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Në përballjet direkte mes tyre, Prishtina i ka tri fitore, kurse, dy ndeshje tjera janë mbyllur baras.
Sa i përket ndeshjes Istogu – Dukagjini, të dyja janë skuadrat kanë shfaqur rivalitet kohëve të fundit, por në formë të mirë duken klinasit.
istogu në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar tri humbje dhe regjistruar dy fitore, kurse, Dukagjini në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe vetëm një humbje.
Ndryshe, të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/