Prishtina do ta zhvillojë sonte finalen e rundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve.
Kampionia e Kosovës do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaldes, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të luhet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 20:00.
FrontOnline ua sjell formën e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit.
Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër fitore dhe ka vetëm një humbje.
Kurse, Inter d’Escaldes ka fituar tri ndeshje, ka një barazim dhe një humbje.
Në rast të fitores, Prishtina do të kualifikohej në rundin e parë eliminator të garës më prestigjioze për klube në Evropë.
Në këtë fazë, skuadra e Zekirija Ramadanit do të përballej me Ferencvarosin e Hungarisë./FrontOnline/