×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina fiton përballjen ndaj Vëllaznimit

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 76:79 (18:21, 17:17, 24:11, 17:30), në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja ishte dramatike dhe interesante deri në çastet e fundit, me shumë kthesa dhe emocione, derisa në fund festuan prishtinasit, përcjell FrontOnline.

    Prishtina e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 1:9, por vendasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 17:18, derisa çereku i parë përfundon 18:21. Mysafirët sërish shkëputen në 20:27 e më pas në 24:33, por kuqezinjtë me një seri prej 9:0, barazojnë shifrat në 33:33, derisa pjesa e parë përfundon 35:38.

    Periudha e tretë ishte mjaft interesante. 5 minuta nga fundi, kryeqytetasit po fiton 42:47, por nga ky moment vendasit hyn në një seri të suksesshme prej 15:2, ku rezultati në semafor pas 30 minutash përfundon 59:49. Prishtina nuk dorëzohet dhe arrin të barazojë shifrat në 67:67, duke e bërë sfidën shumë dramatike.

    Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, duke pasur epërsi 69:74, por asgjë nuk kishte përfunduar. Vëllaznimi nuk dorëzohet dhe 12 sekonda nga fundi afron shifrat në 75:76. Në sekondat e fundit, Prishtina ruan epërsinë dhe fiton 76:79, njërën nga ndeshje më interesante në këtë edicion.

    Te Vëllaznimi u dalluan Emmanuel Emogbo me 23 pikë e 12 kërcime dhe Ty Nichols me 20 pikë e 11 asistime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 24 pikë e nëntë kërcime, Tevin Mack me 26 pikë, Seth Ladey me 14 pikë e 8 kërcime, ndërsa në fund një bllokadë dhe një treshe nga Fisnik Rugova u ndihmoi shumë prishtinasve.

    Tani Prishtina ka 37 pikë, duke u renditur e shtata, ndërsa Vëllaznimi është në vendin e tetë me 36 pikë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Sport14 Nëntor 2024
    Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve. Ndeshja që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën. Futbollisti i Parmës...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.