Me fitore bindëse Prishtina e ka nisur serinë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, përfundoi me fitoren 40:26 të Prishtinës, përcjell FrontOnline.
Skuadra prishtinase herët nisi shkëputjen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 19:9. Tani Prishtinës i duhet edhe një fitore ose një barazim për të kaluar në finale të plejofit.
Ndeshja e dytë luhet në Mitrovicë, në mesjavë.
Rron Ramadani shënoi 8 gola për Prishtinën, ndërsa Lulzim Shabani i shtoi 7 gola. Amar Mujka ishte më efikasi te Trepça me 7 gola./FrontOnline/