Sot në zyret e KB Prishtina, presidenti i klubit Burim Maraj ka propozuar Ferit Zekollin dhe Shkumbin Jakupin për nënkryetarë të Bordit Drejtues të Prishtinës. Propozimin e Marajt e mirëpritën dhe e votuan anëtarët tjerë të Bordit.
Me këto dy afrime klubi prishtinas beson se do të përfitojë nga përvoja e tyre dhe dashuria e angazhimi për klubin.
Ferit Zekolli, legjenda e basketbollit të Kosovës dhe jo vetëm.
Ish qendra dominuese e disa skuadrave kosovare e kroate, me përvojën e tij të madhe si basketbollist e gjithashtu edhe si ish udhëheqës i FBK-së do të jetë ndihmesë e madhe për klubin kryeqytetas.
Shkumbin Jakupi, ish basketbollist dhe ndërmarrës shumë i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me përvojën e tij në basketboll, biznes e kinematografi do të na sjellë risi te Prishtina.