×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina e prish “agjërimin”, fiton pas dhjetë ndeshjesh

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Suhejlj Muharem në minutën e 37-të.

    Kryeqytetasi reaguan në çastet e fundit të pjesës së parë duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Axel Gnapit i cili u asistua nga Dion Gallapeni.

    Pjesa e dytë ishte më e plogësht me Prishtinën që krejt në momentet e fundit të takimit arriti ta sigurojë fitoren.

    Rasti më serioz për Prishtinën erdhi në minutën e 82-të përmes Gentrit Salihun i cili bëri një goditje nga 30 metra, e cila u ndal nga portieri mysafir.

    Prishtina arriti ta përmbysë rezultatin në minutën e 92-të duke shënuar për 2-1 me anë të Ron Raçit i cili u gjend mirë në zonë për ta shfrytëzuar topin e kthyer nga traversa.

    Të besuarit e Jean Michel Cavallit e gjejnë veten në pozitën e katërt me 35 pikë të grumbulluara, teksa Feronikeli ‘74 në të fundit me 14 sosh.

    Nga Rubrika
    Sport01 Prill 2025
    Manchester City ka konfirmuar shkallën e plotë të dëmtimit që Erling Haaland pësoi gjatë fitores 2-1 në çerekfinalen e FA Cup kundër...
    Sport31 Mars 2025
    Harvey Elliott është një nga talentët më të mëdhenj të Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Anfield në verë. Mesfushori anglez...
    Sport31 Mars 2025
    Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka komentuar mbi mundësinë e fitimit të Topit të Artë, por ka theksuar se nuk e sheh veten...
    Të tjera
    Sport01 Prill 2025
    Manchester City ka konfirmuar shkallën e plotë të dëmtimit që Erling Haaland pësoi gjatë fitores 2-1 në çerekfinalen e FA Cup kundër...
    Lajme01 Prill 2025
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se, bazuar në Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, afati i fundit për deklarimin e...
    Lajme01 Prill 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon te jenë e palëkundur në qëndrimin e saj kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Anëtari i...
    Vip01 Prill 2025
    Një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Siç është publikuar një video, shihet...
    Lajme01 Prill 2025
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presin që “shumë shpejt” të themelohet Qeveria e re. “Krejt  ka çka presim është...
    Bota/Rajoni01 Prill 2025
    Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të një kompanie interneti, pasi një punonjës 31-vjeçar humbi jetën ditën e hënë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.