Sigal Prishtina po tregohet mjaft aktive në këtë fillim të vitit të ri.
Bardhekaltrit dje e rikthyen basketbollistin amerikan Donte Clarc, ndërsa sot e bënë një tjetër “goditje”.
Kryeqytetasit e prezantuan sot përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale basketbollistin Rašid Mahalbašić, të cilit i uruan mirëseardhje.
Slloveni luan në pozitën e qendrës, ndërsa është i gjatë 211 centimetra dhe ka nënshtetësi austriake.
34 vjeçari ka luajtur në Euroligë dhe për Kombëtaren e Austrisë, ndërsa së fundmi luajti në Meksikë, e paraprakisht edhe në ekipet evropiane si Fenerbahçe, Monaco, Prokom, Lasko e Olimpija.