Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, golat e Gledi Micit (’15) dhe Qëndrim Zybës (’40) ia dhuruan fitoren skuadrës së Zekirija Ramadanit.
Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Arbër Çyrbja në minutën e 58-të të ndeshjes.
Sot, Prishtina me vetëm një barazim do ta kishte siguruar titullin, por fitorja ishte edhe me e mirëpritur te bardhekaltërit.
Tashmë, djelmoshat e Zekirija Ramadanit e kanë pranuar edhe trofeun, të cilin ia dorëzoi i pari i FFK-së, Agim Ademi.
Festa e prishtinasve ishte e madhe, derisa në fund ata e “ngritën në qiell” trofeun.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/posts/523000842387332?__cft__[0]=AZVqoL_8YvlW-ifs1rkCxdI8iiFV-CrD2urFW90DWCeU8DbORxe3GkcNc66dqe3ekK12z95WQYwV25drn78wLys_aKP8saftAqRAsHpZuOBmQklapImlRIi-uXEVfM2Q4wHxb8v_0OtQSNWBFBSa5jqwASs741y4H_a8kkTAeYEgoo9Ec2SYGyHU5Q3RT6D5eU4&__tn__=%2CO%2CP-R
Ndryshe, ky është titulli i 11-të për Prishtinën.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Prishtina përballet me Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”./FrontOnline/