Nesër do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kryeqytetasit janë nikoqirë të Llapit të Tahir Batatinës, raporton FrontOnline, raporton FrontOnline.
Në këtë ndeshje, Prishtina hyn me të gjitha forcat dhe e kompletuar.
Trajneri i skuadrës vendase, Zekirija Ramadani ka konfirmuar për FrontOnline se për këtë ndeshje, nuk do t’i mungojë asnjë futbollistë.
“Për këtë ndeshje nuk e kemi asnjë mungesë”, ka deklaruar të martën trajneri shkupjan.
Ndryshe, Prishtina dhe Llapi janë takuar tri herë mes vete në kuadër të Kupës së Kosovës.
Në një takim, Llapi kishte dalur fitimtar, kurse në dy të tjerat, Prishtina u tregua më e mirë duke fituar.
Ndeshja e nesërme mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohet nga ora 15:00.
Në këtë ndeshje, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Shpëtim Murtezi, i dnihmuar nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Selim Isufi./FrontOnline/