×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina e fiton Ligën Unike, triumfon me rezultat bindës ndaj Bashkimit në finale

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Prishtina ka triumfuar në Ligën Unike. Skuadra prishtinase në finale triumfoi ndaj Bashkimit me rezultat 49:92 (16:20, 6:16, 16:19, 11:27).

    Prishtinaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 4:16, por prizrenaset u rikthyen për të afruar rezultatin në 16:20, sa përfundoi çereku i parë. Megjithatë, bardhekaltret ishin shumë më të mira në periudhën e dytë, madje lejuan kampionet e Kosovës të shënojnë vetëm gjashtë pikë për dhjetë minuta, ku pjesa e parë 22:36.

    Skuadra prishtinase për një nuancë ishte më e mirë edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 38:55. Në dhjetë minutat e fundit, Prishtina e thelloi më shumë epërsinë për të triumfuar 49:82.

    Pas ndeshjes janë nderuar me mirënjohje gjyqtarët e ndeshjes dhe vëzhguesja Edera Alibegaj.

    Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati.

    Çmimin MVP i ka takuar Asianae Johnson që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e dhjetë kërcime, çmim që u nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Klodeta Krasniqi, Shefe e Kabinetit të Ministrit Hajrulla Çeku.

    Në fund trofeun e kampionit kapitenes Elektra Zykaj ia dorëzoi Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së, dhe Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Express

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.