Në vazhdën e përgatitjeve para garave evropiane, Llapi dhe Prishtina kanë rënë dakord për një ndeshje miqësore ndërmjet vete.
Fituesja e Superligës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do të përballen në një ndeshje kontrolluese më 12 qershor.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit llapjan në Facebook.
Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë vendtakimi i dy skuadrave “bardhekaltër”.
Prishtina si kampione e Kosovës do të luajë në raundin e parë preliminar të Ligës së Kampionëve më 22 qershor kundër kampionit të San Marinos, SS Folgoren.
Ndërkaq, Llapi i Tahir Batatinës luan në Ligën e Konferencës, teksa kundërshtarin do ta mësojë ditëve në vazhdim.