Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen debutuese në Ligën e Kampionëve.
“Bardhekaltrit” triumfuan me rezultat të pastër 0-2 ndaj kampionit të San Marinos, Folgorenit në raundin e parë të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.
Dy golat që “vulosën” fitoren e kryeqytetasve brenda 90 minutave në stadiumin “Elbasan Arena” i kanë realizuar mesfushori, Endrit Krasniqi në minutën e 50-të dhe sulmuesi anësor, Mendurim Hoti në minutën e 90-të.
Kësisoj, Prishtina në finale të kësaj faze luan me kampionen e Andorrës, Inter Escaldesin e cila fitoi ndaj Torshavn me rezultat minimal 0-1.
Ndërkaq fituesi i takimit ndërmjet Prishtinës dhe Inter Escaldes luan në raundin e parë të Ligës së Kampionëve me Ferencvaroshin e Hungarisë.