Prishtina dhe Besa Famgas kanë siguruar finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog, shkruan FrontOnline.
Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë.
Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti .
Besa Famgas në anën tjetër ka shënuar fitore të thellë duke e mposhtur në gjysmëfinale skuadrën e Trepçës me rezultat 34:21.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10 për pejanët.
Egzon Gjuka shënoi 10 gola për Besën, ndërsa 8 i shënoi Arbios Mushkolaj. Te Trepça, Fitim Klinaku shënoi 9 gola e Sali Maxhera 4.
Të shtunën (sot) në finale, Besa Famgas takohet me Prishtinën. Besa e ka fituar titullin e kampionit dhe synon edhe kupën./FrontOnline/