Skuadra vendase e turneut gjysmëfinal të rundit preliminar të Ligës së kampionëve, HB Torshavn dhe Prishtina janë bartëse nga katër skuadrat pjesëmarrëse në turnirin treditor.
HB dhe Prishtina kanë nga 2.250 pikë, kurse dy skuadrat jobartëse janë kampionët e Andorrës, Inter Club d’Escaldes me 1.500 pikë dhe kampionët e ri të San Marinos, Folgore me 1.000 pikë të tubuara, përcjell FrontOnline.
Pra, Prishtina në shortin e 8 qershorit mund të ndeshet me njërën prej dy skuadrave me koeficient më të ulët, Inter nga Andorra apo Folgore nga San Marino.
Skuadra e San Marinos, Folgore, nga gjashtë paraqitjes evropiane dhe në 12 ndeshjet e saj nuk kanë asnjë kalim raundi dhe asnjë fitore, përveç një barazimi.
https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/260824282350245?__cft__[0]=AZXL5msy9fPT_b-nLooTw9gBoUORVUpmDsJOqtDjH0crOdug4_CIBmXBi-Lr-TfsnWTK7Ti9U_7N77QdrjqeIqGvEDYAQ3ug1OBe_CxDZE7S5jatAI-gBYXc4W8LuzemuSJP1zXfBPd1-qfFsTD0upkD&__tn__=%2CO%2CP-R
Do të jetë kjo vetëm pjesëmarrja e dytë e tyre në Ligën e Kampionëve.
Kurse, kampionët e Inter nga Andorra, do të kenë paraqitjen e dytë rresht.
Të parën kishin kundër Dritës në Champions në edicionin e kaluar duke u mposhtur nga ish-kampioni i Kosovës në Zvicër, 2:1.
Në ndeshjen pasuese në Ligën e Evropës, u eliminuan nga kampionët e Irlandës, Dundalk me rezultat minimal, 1:0./FrontOnline/