Sot nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Policia ka arrestuar sot tre persona në Prishtinë, për të cilët thotë se janë të dënuar me burg.
Prangosja e tyre u bë në tri lokacione të ndara, ndërsa janë dërguar në vuajtje të dënimit, bëhet e ditur në njoftim.
“Personat dyshuar: I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike, B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe A.B,mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare”.