Noizy e Megi Pojani nuk flasin më, kështu po aludohet për shkak që dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Megi Pojani shumë herë kishte deklaruar se Noizy është këngëtari i saj i preferuar, ndërsa ishte edhe modele e brendit të tij.
Sipas Prive dyshja ka prishur marrëdhëniet mes vete, pasi që kanë vendosur që mos ta kenë njëri-tjetrin në Instagram.
Kujtojmë që Megi Pojani mori pjesë në videoklipin e Don Xhonit, me të cilin Noizy nuk gëzon raporte të mira.
Lidhur me këtë, as Megi as Noizy nuk janë deklaruar.