Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas prishjes së disa banerëve me foton e kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj në Kllokot dhe Partesh.
AAK-ja, përmes një komunikate për media tha se veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Sipas tyre, lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.
“Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime”, thuhet në njoftim.
AAK-ja ka kërkuar nga organet e rendit t’i hetojnë këto raste, duke shtuar se të tillat nuk i kontribuojnë aspak një gare të ndershme zgjedhore.