×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prindi 1 dhe prindi 2”, sqarohet shkolla që lëshoi dokumentin që nxiti reagime

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, ka ngjallur shumë reagime gjatë ditëve të fundit.

    Gjithë reagimi nisi pasi në dokument në vend të shënimit “babai” apo “nëna”, shkruhej “prindi 1” dhe “prindi 2”, ku shumë njerëz i dhan konotacione të ndryshme këtij emërtimi, për çka shkolla ka sqaruar sot se ky dokument, është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.

    Sqarimi i plotë nga shkolla “Elena Gjika”:

    Njoftim për prindërit dhe komunitetin e shkollës

    Të nderuar prindër,

    Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se gjatë shpërndarjes së pakos me dokumente të unifikuara për shkolla, ka ngjallur reagim publik njëri nga dokumentet e përfshira “Marrëveshje e shkollës me prindërit.”

    Kjo draft -marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.

    Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim. Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve.

    Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar.

    Me respekt,

    Drejtoria e shkollës

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të ftojë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për llogaridhënie nëse ka...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kadetët e Qendrës për Studime Universitare vizituan ekspozitën e hapur në rikujtim të 1,133...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, si dhe Luan Hoti dhe Naim Bunjaku, janë deklaruar të pafajshëm lidhur...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    KFOR nga sot e deri në fund të tetorit do të nis stërvitjet provuese operative në Kosovë. Zyrtarët e Misionit të NATO-s...
    Sport18 Shtator 2024
    Klubi basketbollistik “Trepça” sot do ta nis kapitullin e ri në historinë e tyre. Me fillim nga ora 13:00 në “Gloria Sports...
    Sport18 Shtator 2024
    Pas një nisje jo të mirë të sezonit, Roma ka marr vendim të shkarkoj trajnerin Daniele de Rossi. Lajmi u konfirmuar mëngjesin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Biznesmeni dhe drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren shqiptare në Gjermani Angelina Shala. Fotot i ka bërë publike...
    Lajme18 Shtator 2024
    Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore....
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të tregojë se çfarë ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.