Nuk po iu pëlqen që fëmijët e tyre t’i ndjekin mësimet në sistemin online.
Prindërit e Shkollës Fillore ‘Fak Konica’ të Prishtinës janë duke kërkuar nga Drejtoria e Arsimit e kësaj komune që nxënësit t’i kthejnë në shkollë. Kjo pasi sipas tyre mësimi online nuk po jep rezultate të mira tek fëmijët e tyre që i kanë në shtëpi.
E Rekomandimet e Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë si dhe të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë Covid-19, e kanë parë të arsyeshme që në shkollat ku ka të paraqitura raste me Cvid 19 dhe aty ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh, mësimi të vazhdohet në distancë. Pra nga shtëpia.
Në vazhdim gjeni letrën e plotë pa ndërhyrje të këtyre prindërve:
Duke qenë se kjo mënyrë e të mbajturit të mësimit nuk po funksionon ose po ec me shumë vështirësi për çka po pësojnë më së shumti nxënësit për të cilët është ndërtuar edhe platforma, por edhe vetë shkolla kërkojmë nga drejtoria e shkollës që të merret parasysh që nxënësit të kthehen në klasë për të ndjekur mësimet.
Deri më tani si për nga mbarëvatja e procesit mësimor, si për nga ofrimi i pajisjeve të domosdoshme për mesimin online si dhe për nga ngarkesa dhe përgjegjësitë për ushtrimin e detyrave të klasës e në këtë rast edhe ato të shtëpisë, po u bie prindërve e tërë barra për mësimin si dhe edukimin e tyre, në këtë kohë të vështirë si për nga aspketi psikologjik ashtu edhe në aspketin financiar dhe shëndetësor.
Mungesa e interesimit maksimal nga ana e arsimtarëve është pjesë e problemit dhe një ndër arsyet e rënies së cilësisë së mësimit, prandaj kthimi i nxënësve në klasë dhe kthimi i përgjegjëisë tek mësimdhënësit ndihmon fëmijët tanë, shkollën tonë por edhe tërë procesin mësmimorë për çfarë edhe janë angazhuar ata profesionalisht.
Gjithashtu fëmijët tanë, klasa e gjashtë ballafaqohen për herë të parë me procesin arsimor të nivelit të ciklit të lartë, me shumë lëndë e me shumë karaktere arsimtarësh, këto si ndërprejja e mësimit, izolimi, pandemia dhe më kryesorja kalimi nga një mësues te shumë mësimdhënës ka dyfishuar vështirësinë e ndjekjës së mëësimit tek fëmijët.
Preokupimet tona si prindër kanë të bëjnë ekskluzivisht me fëmijët tanë pasi duke parë gjendjen e tyre të vështirësuar në aspektin psikologjik dhe emocional krahasur me rëninen e interesimit të mësidhënësve për këtë gjendje ka sjellur deri te marrja e vendimit tonë për kthimin e nxënësve në klasë, sa më shpejt që është e mundur.
Ne prindërit e klasës e 6/5 kërkojmë ta takojmë drejtoreshen e shkollës znj. Oruqi dhe të bisedojmë fillimisht vetëm për menyren e kthimit të nxënësve në klasë.
Ju falenderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
Prindërit e klasës 6/5
Prishtinë