Prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, prej disa ditë janë duke qëndruar në Kosovë.
Ata kanë realizuar disa takime, në mesin e tyre ishin pjesë e disa aktivitete të kryeqytetit.
Së fundmi, ata treguan se kanë takuar Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.
“Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi. Ishte kënaqësi që u takuam dhe diskutuam për disa çështje aktuale të shëndetit mendor në rajon”, u shpreh Vera.
Ndryshe, së fundi ata qëndruan edhe në Shqipëri, teksa vajza e tyre, Rita Ora, ka mbajtur koncert në Tiranë.