Një grup i prindërve dhe nxënësve kanë bllokuar rrugën në qendrën e qytetit në Kamenicë për të kundërshtuar reformën në arsim që është iniciuar nga drejtoria komunale e arsimit.
Policia ka intervenuar duke arrestuar një person.
Por grupi i protestuesve ka reaguar duke bllokuar policinë të cilët janë detyruar më pas që të lirojnë protestuesin.
Protestuesit kundërshtojnë reformën në arsim ngase vlerësojnë se komuna po u mbyll shkollat nëpër vendbanimet e tyre.