Princi Harry foli për vitet më të këqija të jetës së tij dhe se si ai kërkonte ngushëllim në opiume të ndryshme. Në shfaqjen e tij të re në Apple TV +, princi 36-vjeçar foli për traumën që po kalonte pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris në 1997.
“Unë isha i gatshëm të pija, të merrja drogë dhe të bëja gjithçka që duhej në mënyrë që të mos ndjehesha siç ndihesha. Nuk pija nga e hëna deri të e premtja, por do të pija mjaftueshëm të premten ose të shtunën natën për një javë të tërë”, tha ai. “Unë nuk pija për qejf, por për të mbuluar diçka”, shtoi ai. Oprah Winfrey, me të cilën ndan shfaqjen e re, tha që Meghan e ndihmoi të kërkonte ndihmë pak më shumë se katër vjet më parë, kur kujtimet për vdekjen e nënës së tij filluan të ktheheshin.
“Unë nuk jetoja në një mjedis ku njerëzit inkurajoheshin të flisnin se si ndihesha, gjithçka u shtyp. Sa herë që vishja një kostum, kravatë dhe duhej të luaja rolin tim, do të kisha sulme paniku, djersitje, zemra ime ishte duke rrahur më shpejt … Periudha nga mosha ime 28 deri 32 ishte një makth”, shtoi ai./FrontOnline/