Është një histori dashurie për epokën digjitale.
Princi Harry dhe Meghan Markle zbuluan se romanca e tyre filloi falë fuqisë së mediave sociale.
Në dokumentarin e tyre në Netflix, “Harry&Meghan”, i cili u publikua të enjten, Duka dhe Dukesha e Sussexit shpjeguan se si lindi lidhja e tyre në vitin 2016.
Pasi pa foton e Markle me një filtër qeni, princi britanik ishte kurioz të dinte më shumë.
“Unë isha si, kush është kjo?”, ndau ai.
“Unë thashë, kush është ai?”, kujtoi ajo.
Dyshja më pas shkëmbyen numrat e telefonit duke nisur kështu një histori dashurie.
Harry tha se dyshja ishin vazhdimisht në kontakt edhe pse Markle fillimisht donte të ishte e lirë dhe të shijonte verën si beqare, sipas mikes së saj, Lindsay Jill Roth.
“Markle kishte planifikuar jetën si beqare dhe kishte shumë plane për të shkuar nëpër Evropë”, shtoi një tjetër shoqe, Lucy Fraser.
Edhe vetë Markle konfirmoi se ajo “kishte vërtet qëllim të ishte beqare dhe thjesht të argëtohej me vajzat” përpara se të binte në dashuri me mbretin.