Princi i Suedisë, Carl Philip, dhe bashkëshortja e tij, Princesha Sofia, kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19, njoftoi Oborri Mbretëror Suedez të enjten.
Zyrtarët mbretërorë thanë se çifti është duke u ndier mirë dhe njoftuan se disa anëtarë tjerë të familjes mbretërore do të testohen gjatë ditës, shkruan Reuters.
Në mesin e atyre që do të testohen janë Mbreti Karl Gustaf XIV, Mbretëresha Sivlia, motra e princit, Princesha Victoria, dhe bashkëshorti i saj, Princi Daniel.
Princi Carl Philip është i katërti në vijën e trashëgimisë në fronin suedez.
Pavarësisht titujve të lartë, familja mbretërore nuk ka rol të madh në qeverisjen e vendit, sepse shumë kompetenca bien te qeveria.