×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

    FrontOnline
    11 Tetor 2021

    Brendi kosovar “Prince Coffee House” ka vite që ka kaluar vendin, rajonin e madje edhe kontientin, duke ofruar kafet më të shijshme, në ambientet më të ngrohta edhe në Nju Jork të SHBA-ve. Destinacioni i radhës i ‘Princit’ është kryeqyteti i Austrisë, Vjena, i njohur ndryshe edhe si “qyteti i muzikës”. E muzikën tash e tutje vendasit e turistët e Vjenës, do të mund të shijojnë edhe më mirë në ambientin e ri të “Prince Coffee House”.

    Ky rrjet i kafeneve, me origjinë nga Prishtina, ka dëshmuar tashmë se mund të bëjë më shumë se një përzierje të zakonshme të kafesë. Të njohurat si kafja turke, makiato e Kosovës, si dhe ëmbëlsirat më të mira, tani i keni në dispozicion në qendër të qytetit të Vjenës.

    Adresa e “Prince Coffee House” në Vjenë gjendet mu tek katedralja e famshme e qytetit “Stephan’s Cathedral”, apo më saktësisht në Jasomirgottstraße 4, 1010 Wien, Austria.

    E ju që për momentin nuk mund ta vizitoni destinacionin e ri të “Prince Coffee House” në Vjenë, ‘Princi’ ka menduar edhe për këtë. Pasi rritja e shtrirjes së rrjetit të kafenesë në Evropë ka filluar, e së shpejti pritet të shtohet edhe një pikë tjetër në Vjenë, si dhe dy të tjera në Dusseldorf të Gjermanisë, gjitha këto falë punës së palodhshme si dhe kualitetit të produkteve të “Devolli Princ”.

    E për ardhjen e “Prince Coffee House” në Austri, para disa ditësh kishin shkruajtur edhe mediat austriake, ku e përditshmja “Kurrier” kishte cilësuar kafenenë si ndër vendet më tërheqëse për vizitorët. Ndryshe, tash e disa vjet, Prince Coffee House ofron kafetë dhe ëmbëlsirat në 12 lokale në Kosovë, e këtë trend të rritjes po e vazhdon anë e mbanë botës.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar28 Maj 2025
    Petrol Company, një nga kompanitë më të mëdha në tregun e derivateve, ka krijuar tashmë një traditë të njohur për lojërat shpërblyese...
    Artikull i Sponsoruar20 Maj 2025
    Me PrishtinaTicket, udhëtimi juaj drejt München-it është ilehtë, i shpejtë dhe i përshtatshëm. Pesë fluturime direkte në javëju ofrojnë liri të plotë...
    Artikull i Sponsoruar10 Maj 2025
    Me PrishtinaTicket, udhëtimi juaj drejt Hamburg tani është më i lehtë se kurrë! Kjo pasi aviokompania më e madhe shqiptare, ofron fluturime...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Kuzhinieri dhe biznesmeni i famshëm turk, Nusret Gokçe, ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama, të realizuar në stadiumin “Allianz Arena”...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Durrësit. Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Pavarësisht kundërshtimeve nga qytetarët dhe ekspertët e sektorit, ZRrE ka hyrë në fuqi me vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike....
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq. Kjo vulë...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Pas aksidentit në vendin e punës të një shtetasi të huaj 47-vjeç, ditën e djeshme në Tiranë, policia ka vënë në pranga...
    Lajme01 Qershor 2025
    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.