Prezentuesi kosovar Egzon Avdijaj, pas një kohe pauze shfaqet në Top Channel
I njohur që në moshë të vogël me prezencën e ti në mediat kosovare në rolin e prezentuesit.
Ka tash e sa kohë qe prezentuesi Egzon Avdijaj, nuk shfaqej fare në mediat vendore.
Së fundmi përmes një postimi në instagram ai ka bërë të ditur se ështe bërë pjese e Top medias , më saktësisht e emisionit Fiks Fare.
“Jam i lumtur, që jam pjesë e Top Chanel, e aq më shumë e Fiks Fare , ndjehem si në shtëpin time, faleminderit cdo njërit nga stafi për pritjen e ngrohtë e të përzemërt ‘’ tha ai.
Pos “Fiksit” ish- prezentuesi kosovar është parë i pranishëm edhe në emisione të tjera si i ftuar .