Modelja joshëse britanike, Kate Abdo është tronditur pas huqjes së David De Geas në fazën e ekzekutimit të penalltive në finalen e Ligës së Evropës.
Spanjolli ishte i vetmi që e humbi penalltinë në fund të serisë së 11-të dhe Kate si tifoze e flaktë e Man Unitedit, nuk mund të besonte se çfarë po ndodhte, shkruan FrontOnline.
Për t’i bërë gjërat më keq për Kate, ish-futbollistët Jamie Carragher dhe Micah Richards, e “ëmbëlsuan” humbjen e Man Unitedit.
“Kur drejtoni një emision, duhet të jeni neutral. Ju nuk duhet të tregoni emocione pavarësisht rezultatit. Ne nuk e kemi parë këtë”, tha Carragher.
Pas kësaj, Kate filloi edhe të qajë.
Ndryshe, ajo konsiderohet si njëra prej prezantuesve më seksi, derisa fotografitë e saj i gjeni më poshtë./FrontOnline/