Edhe prezantueset Alba Merovci dhe Egzona Rafuna ishin sot pjesë e emisionit “Kendiv” në T7.
Pos punës, ato folën edhe për raportin e tyre shoqëror dhe pos tjerash realizuan edhe telefonatën që iu kërkohet pjesës më të madhe të mysafirëve që janë në studion e emisionit.
Telefonatën e bëri Alba dhe sfida ishte që të kërkonte një borxh. Një shumë tejet të madhe Alba ia kërkoi babait të saj, një emër i njohur për audiencën tonë, Adnan Merovci.
Momente të sikletshme e të qeshura të shumta e shoqëruan këtë telefonatë, të cilën mund ta gjeni në videon më poshtë.