Moderatorja e njohur shqiptare, Genta Cana, është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ajo dhe partneri i saj, Noli Fetoshi, janë bërë sërish prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin, Sparta.
Çifti duhet theksuar se janë prindër edhe të një vajze tjetër trevjeçare të quajtur, Ella.
Ajo u martua me arkitektin e njohur në vitin 2019 në një ceremoni luksoze në mesin e miqve dhe familjarëve.
Për publikun, Genta njihet si moderatore e sportit me një përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.