Kompania legjendare italiane e automobilave, “Bertone”, prezantoi supermakinën e saj më të fundit e cila punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike.
Makina sportive quhet “Bertone GB110” dhe përdor një lëndë djegëse speciale, e cila prodhohet si pasojë e konvertimit të materialeve të polikarbonatit që zakonisht gjendet te shishet plastike në karburant të lëngshëm.
Sipas drejtuesve, makina e re është një “vepër arti” dhe me një identitet tërësisht të pakrahasueshëm me paraardhëset e saj.
Bertone GB110 do të jetë me seri të limituar dhe do të prodhohen vetëm 33 të tilla, thjesht për të shënuar 110-vjetorin e krijimit të kompanisë.
Bertone u themelua në vitin 1912 nga projektuesi i automobilave Giovanni Bertone, por në vitin 2014 kompania shpalli falimentimin./FrontOnline/