Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prizreni është prezantuar si zyrtar policor në rroba civile, raporton Front Online.
Sipas Policisë, ai ka fyer dhe penguar zyrtarët tjerë policor.
“Prizren 05.10.2020 – 01:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht është prezantuar si zyrtar policor në rroba civile, e me pas në Stacion policor ka fyer e penguar zyrtarët tjerë policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë nga PK./Front Online/