Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar thikën.
Organet e rendit njoftojnë se thika është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.